Thursday, April 16, 2026
HomepafilterDivjaka Mirëpret Edicionin e VI-të të Çmimeve "Aristidh Kola – Nderi i...

Divjaka Mirëpret Edicionin e VI-të të Çmimeve “Aristidh Kola – Nderi i Kombit”

Qyteti i Divjakës do të shndërrohet këtë vit në qendrën e bashkimit të elitës së medias, artit dhe kulturës mbarëshqiptare. Nën kujdesin e veçantë të Kryetarit të Bashkisë, z. Josif Gorea, do të organizohet Edicioni i VI-të i ndarjes së çmimeve vjetore “Aristidh Kola – Nderi i Kombit”. Aktiviteti që tashmë ka krijuar profilin e tij si një institucion i rëndësishëm i vlerësimit të vlerave kombëtare do te mbahet me 15 dhe 16 maj.

Nën kujdesin e veçantë të Kryetarit të Bashkisë, z. Josif Gorea, do të organizohet Edicioni i VI-të i ndarjes së çmimeve vjetore “Aristidh Kola – Nderi i Kombit”.Ky aktivitet, i cili tashmë ka tejkaluar formatin e një ceremonie të thjeshtë, është shndërruar në një mision kombëtar për lartësimin e vlerave në fushën e medias, artit, kulturës, historisë dhe diplomacisë.Pjesëmarrja në këtë edicion do të jetë gjithëpërfshirëse, duke përfshirë gazetarë nga të 12 qarqet e vendit ku shtrihet Unioni i Gazetarëve Shqiptarë, si dhe personalitete të shquara, miq dhe të ftuar nga hapësira mbarëshqiptare dhe jashtë saj. Pra aktiviteti vjen si rezultat i një sinergjie mes disa institucioneve Shoqata Kulturore Kombëtare “Aristidh Kola”, Unioni i Gazetarëve Shqiptarë (UGSh) – Qarku Fier dhe Media News Albania si dhe me asisistence mbeshtetese  UGSH dhe Shoqaten Reis Egnatia.

Ky aktivitet nderon figurën e ndritur të Aristidh Kolës, studiuesit të madh të arvanitasve, duke mbajtur gjallë frymën e tij të kërkimit shkencor dhe dashurisë për rrënjët tona kombëtare. Organizatorët premtojnë se ky mision do të vazhdojë të rritet, duke mbetur një pikë referimi për vlerësimin e kontributeve intelektuale në shoqërinë shqiptare.

Fituesit e këtij edicioni do të përzgjidhen nga një juri profesionistësh me integritet të lartë publik:Frrok Çupi anëtar , Anila Hoxha – Kryetare e Jurisë dhe Besim Dybeli anëtar./Kosovatimes

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments