Thursday, July 9, 2026
HomeLajmeBotëPas ultimatumit të fundit, iranianët përgatitën një zgjidhje të çmendur: Të rinjtë...

Pas ultimatumit të fundit, iranianët përgatitën një zgjidhje të çmendur: Të rinjtë si një ‘zinxhir njerëzor’ rreth termocentralit

Zëvendësministri i Rinisë dhe Sporteve i Iranit, Alireza Rahimi, u bëri thirrje të rinjve të formojnë një “zinxhir njerëzor” rreth termocentraleve në të gjithë vendin.Ky lajm vjen pas kërcënimeve të Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, se SHBA-të do të bombardojnë infrastrukturën publike të Iranit nëse Ngushtica e Hormuzit nuk rihapet.

“I ftoj të gjithë të rinjtë, personalitetet nga kultura dhe arti, atletët dhe kampionët në fushatën kombëtare ‘Zinxhiri njerëzor i të rinjve iranianë për një të nesërme të ndritur'”, shkroi Alireza Rahimi në platformën X.

“Nesër, të martën, në orën 14:00, pranë termocentraleve në të gjithë vendin, pavarësisht nga bindjet dhe shijet, do të qëndrojmë krah për krah për të thënë: Sulmi ndaj infrastrukturës publike është një krim lufte”, shtoi ai.

Gjatë fundjavës, Trump tha se Irani ka kohë deri të martën në orën 8:00 të mbrëmjes sipas kohës lindore për të arritur një marrëveshje.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram