Friday, June 19, 2026
HomeLajmeKosovëArrestohet i kërkuari me urdhërarrest ndërkombëtar për trafikim narkotikësh

Arrestohet i kërkuari me urdhërarrest ndërkombëtar për trafikim narkotikësh

Ekipi për Gjurmimin e Personave me Fletarrest Vendor dhe Ndërkombëtar ga Policia e Kosovës, ka arrestuar një person të kërkuar për trafikim narkotikësh.

“Gjatë këtij operacioni është ndaluar një person i kërkuar me urdhër arrest ndërkombëtar nga shteti i Gjermanisë për vepra penale që ndërlidhen me trafikimin e narkotikëve. I dyshuari është identifikuar dhe ndaluar në përputhje me procedurat ligjore në fuqi. Gjatë legjitimimit, i njëjti ka paraqitur dokumente identifikimi të huaja me të dhëna që dyshohet se i përkasin një personi tjetër”, njofton Policia e Kosovës. 

Me vendim të prokurorit, ndaj të dyshuarit është shqiptuar masa e ndalimit.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kompetent nga Departamenti për Krime të Rënda.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram