Wednesday, April 15, 2026
HomeSportDukagjini ‘shkel’ Ballkanin, Ferizaj mund Llapin në ‘Zahir Pajaziti’

Dukagjini ‘shkel’ Ballkanin, Ferizaj mund Llapin në ‘Zahir Pajaziti’

Ndeshjet e para të gjysmëfinaleve të Kupës së Kosovës kanë sjellë rezultate befasuese, me Dukagjini dhe Ferizajn që kanë bërë hapa të mëdhenj drejt finales.

Skuadra nga Klina shënoi fitore bindëse në udhëtim ndaj Ballkani me rezultat 0:3, duke dominuar takimin që nga fillimi.

Hekuran Berisha zhbllokoi shifrat që në minutën e 8-të, ndërsa në minutën e 37-të, Mërgim Pefqeli realizoi nga pika e bardhë për të dyfishuar epërsinë. Goditjen përfundimtare e dha Meris Maliqi në minutat shtesë të ndeshjes, duke vulosur një fitore shumë të rëndësishme për Dukagjinin, që tashmë e pret me komoditet ndeshjen e kthimit në shtëpi.

Fitore të madhe në udhëtim arriti edhe Ferizaj, që mposhti Llapin me rezultat 1:2 në ‘Zahir Pajaziti’. Mysafirët kaluan në epërsi në minutën e 18-të dhe e ruajtën avantazhin deri në fund të pjesës së parë. Në minutën e 87-të, Kushtrim Shabani shënoi për 0:2, duke e afruar edhe më shumë Ferizajn me finalen.

Megjithatë, në kohën shtesë, Besar Musolli ngushtoi rezultatin për Llapin, duke lënë gjithçka të hapur për sfidën e kthimit.

Ndeshjet e dyta pritet të jenë vendimtare për përcaktimin e finalistëve, megjithatë Dukagjini dhe Ferizaj kanë krijuar epërsi të rëndësishme që i vendos në pozitë të favorshme.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments