Thursday, April 16, 2026
HomeLajmeKosovëI caktohet paraburgimi të dyshuarit që sulmoi seksualisht vajzën e tij

I caktohet paraburgimi të dyshuarit që sulmoi seksualisht vajzën e tij

Gjykata Themelore në Gjakovë i ka shqiptuar masën e paraburgimit prej një muaji ndaj të pandehurit M. S., për dyshimin e bazuar se sulmuar seksualisht vajzën e tij.

“Sipas kërkesës së Prokurorisë,  ndër të tjera ceket se me datën 1 prill 2026, i pandehuri dyshohet se ka vepruar në mënyrë të papërshtatshme dhe pa pëlqimin e të miturës – vajzës së tij, duke përdorur përmbajtje të papërshtatshme dhe duke bërë kërkesa të papranueshme. Pas incidentit, e mitura ka njoftuar prindin tjetër dhe rasti është raportuar në polici”, thuhet në publikimin në facebook.

Gjykata njofton se detajet për rastin janë të kufizuara për shkak të ndjeshmërisë së rastit dhe për mbrojtjen e privatësisë dhe dinjitetit të personave të përfshirë, veçanërisht të të miturës.

“Gjyqtari i procedurës paraprake, Drilon Haraçia, pas mbajtjes së seancës dëgjimore ka vlerësuar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit. Me këtë vendim, i pandehurit M. S., do të mbahet në paraburgim në kohëzgjatje prej një (1) muaji, periudhë kjo që do të llogaritet nga data e arrestimit me 07 prill 2026 deri më 06 maj 2026”, vazhdon njoftimi.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments