Tuesday, June 16, 2026
HomeLajmeKosovëHaxhiu kujton të rënët më 9 prill në `Lagje të Re` dhe...

Haxhiu kujton të rënët më 9 prill në `Lagje të Re` dhe në Rakoc

Ushtruesja e detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu, tha se më 9 prill 1999, në “Lagje të Re” dhe në Rakoc në Kaçanik, u shënua një nga ditët më të rënda të luftës sonë, ku ranë 28 dëshmorë dhe 32 martirë.

“Në mesin e tyre kishte burra dhe gra, por edhe djem dhe vajza të reja, që nuk zgjodhën të tërhiqen përballë dhunës, por të qëndrojnë. Emra si Luminije Raka, Jehona Raka, Emsale Frangu dhe Mukadeze Muhaxheri-Lika mbeten dëshmi se sakrifica për liri nuk ka qenë kurrë e njëanshme, por e përbashkët, e barabartë dhe e pakushtëzuar. Sot, 27 vjet më pas, i kujtojmë me nderim të gjithë të rënët e 9 prillit, me përgjegjësinë që kjo sakrificë të ruhet e plotë, ashtu siç ishte edhe qëndresa e tyre. Lavdi e përjetshme dëshmorëve dhe martirëve të kombit”, ka shkruar Haxhiu në “Facebook”.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram