Ambasada e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka shprehur pikëllim për vdekjen e ish-kongresistit amerikan Eliot Engel, duke e vlerësuar atë si një mbështetës të fuqishëm të Kosovës dhe popullit të saj.
Në një postim, Ambasada thekson se Engel gjatë viteve ka dhënë një kontribut të qëndrueshëm në forcimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
“Jemi thellësisht të pikëlluar për ndarjen nga jeta të Eliot Engel. Gjatë viteve, mbështetja e tij e palëkundur për Kosovën dhe popullin e saj ka ndihmuar në forcimin e lidhjeve të qëndrueshme të miqësisë mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara. Trashëgimia e tij do të kujtohet me respekt të thellë dhe mirënjohje të përhershme”, thuhet në postim.


