Thursday, April 16, 2026
HomeLajmeKosovëKuvendi miraton marrëveshjet ndërkombëtare

Kuvendi miraton marrëveshjet ndërkombëtare

Kuvendi i Kosovës, në seancën e sotme, ka miratuar katër marrëveshje ndërkombëtare.

Deputetët i dhanë dritën e gjelbër marrëveshjes së kredisë për projektin e zhvillimit të sektorit financiar të Kosovës.

Po ashtu, ata miratuan edhe marrëveshjen e kredisë me Agjencinë Franceze për Zhvillim për Programin e Kredisë të Bazuar në Politika.

Gjithashtu, u miratua marrëveshja me KfW, Frankfurt am Main, për programin e kredisë të bazuar në politika në sektorin e energjisë dhe klimës për Kosovën.

Ndërkaq, deputetët aprovuan edhe marrëveshjen me Asociacionin Ndërkombëtar për Zhvillim për projektin “Lehtësimi i Tregtisë dhe Transportit në Ballkanin Perëndimor 2.0”.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments