Qeveria e Republikës së Kosovës ka njoftuar se është nënshkruar kontrata për ndërtimin e Qendrës Emergjente në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).
Sipas njoftimit, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka bërë të ditur se projekti pritet të përfundojë brenda një afati prej 30 muajsh.
Vitia ka theksuar se pas tejkalimit të një sërë sfidash procedurale dhe administrative, Ministria e Shëndetësisë ka marrë “dritën e gjelbër” për vazhdimin e punimeve, duke u hapur rruga për realizimin e këtij projekti të rëndësishëm për sistemin shëndetësor.
“Pas tejkalimit të një sërë sfidash procedurale dhe administrative, Ministria ka marrë dritën e gjelbër për vazhdimin e punimeve hapur rruga për ndërtimin e Qendrës Emergjente në QKUK”, ka dekalruar Vitia. Këtë njoftim ky i fundit e bëri edhe në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës gjatë pyetjeve të ligjvënësve.

