Sunday, June 21, 2026
HomeLajmeKosovëHaradinaj: “Katana” e ndoqi betimin e tij “mos me vdekë pa luftu”

Haradinaj: “Katana” e ndoqi betimin e tij “mos me vdekë pa luftu”

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj mori pjesë në akademinë kushtuar heroit të Kosovës, Agim Ramadani, ku u nderua jeta dhe vepra e tij. Në një postim në Facebook, Haradinaj theksoi trimërinë e komandant “Katanës”, duke kujtuar se ai e ndoqi deri në fund betimin e tij “për të mos vdekë pa luftuar”.

Ai vlerësoi rolin vendimtar të Agim Ramadanit në Betejën e Kosharës, duke theksuar se bashkë me Sali Çekajn dhe Xhemajl Fetahajn, i dhanë vulë një prej betejave më të rëndësishme të UÇK-së, duke e bërë atë “unikë dhe të pavdekshme”.

“Kujtojmë sot trimat e UÇK-së që, krahas komandant Katanës, do të kujtohen përherë si heronjtë e thyerjes së kufirit mes shqiptarëve: Abush Loku, Bashkim Jasiqi, Ramiz Krasniqi, Rifat Çelaj, Arben Jusufi, Driton Veliu, Emri Curri, Harun Beka, Rifat Salihaj, Rrahman Tafa dhe Sylejman Shala”, shkruan Haradinaj.

Në fund, ai përçoi mesazhin se kujtesa historike është themel i lirisë. “Liria do të jetojë deri sa të kujtojmë ata që u sakrifikuan në themelet e saj. Lavdi!”

https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2FRamushHaradinajOfficial%2Fposts%2Fpfbid0F5Dkhi6x7ZMrCvoz7j3fheqhVJmZxzEKgGokukiC89mBt5WM7e1g6kD7HCYhjpQwl&show_text=true&width=500

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram