Monday, June 22, 2026
HomeLajmeBotëIranianët të kënaqur me bisedimet në Islamabad: Kemi ndjesinë se amerikanët më...

Iranianët të kënaqur me bisedimet në Islamabad: Kemi ndjesinë se amerikanët më në fund po na dëgjojnë

Negociatat midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit kanë filluar në Islamabad, kryeqytetin e Pakistanit, dhe mediat po raportojnë informacione të ndryshme në lidhje me statusin e bisedimeve midis dy palëve.Kështu, gazeta amerikane MS NOW publikoi informacion se si e sheh delegacioni iranian fillimin e negociatave në Islamabad.

Duke cituar një diplomat të afërt me bisedimet në Pakistan, MS NOW deklaron se delegacioni iranian është i kënaqur me fillimin e negociatave.

“Negociatat po shkojnë shumë mirë deri më tani. Më në fund kemi ndjesinë se amerikanët po na dëgjojnë”, tha për median një delegat iranian në Islamabad.

Për momentin, nuk ka informacion se çfarë mendojnë anëtarët e delegacionit amerikan për negociatat.

Dihet se negociatat janë ndërprerë për momentin dhe se ato pritet të vazhdojnë sonte dhe nesër, prandaj qëndrimi i delegacionit në Pakistan është zgjatur me një ditë tjetër.

Kujtojmë se negociatat u zhvilluan pas një marrëveshjeje për një armëpushim dyjavor, të ndërmjetësuar nga Pakistani.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram