Pas humbjes nga Franca, Kombëtarja e Kosovës në hendboll (Femrat), është mundur edhe nga Kroacia, me rezultat 37-13, ndeshje e luajtur të dielën pasdite në Zagreb.
Dueli me kroatet ishte ndeshja e fundit kualifikuese për EURO 2026 për Kombëtaren tonë.
Edhe në përballje me Kroacinë, hendbollistët tona u munduan mjaft, megjithatë, kroatet ishin dukshëm ekipi më i mirë se skuadra jonë.
Ishte një cikël kualifikues jo i lehtë për Kombëtaren tonë. Para fillimit të kësaj kampanje kualifikuese, shumë lojtare me përvojë i dhanë fund karrierës.
Me mungesa të shumta skuadra jonë është përballur edhe gjatë të gjitha ndeshjeve.
Në ndeshjet e fundit Kosova kryesisht ka luajtur me lojtare të reja që ishin te Kombëtarja U19.

