Një operacion i madh u nis nga Departamenti i Zjarrfikësve të Heraklionit te Greqise për të shuar një zjarr që shpërtheu në një zonë ku ishin parkuar makina me qira. Incidenti ndodhi pas mesnatës në Heraklion-Moires pranë Gournës .
Dhjetë punonjës të zjarrfikësve nxituan në zonë me katër automjete, ndërsa operacioni përfundoi pak pas orës 3 të mëngjesit. Sipas zjarrfikësve, u dëmtuan gjithsej 18 automjete .
Departamenti hetimor i zjarrfikësve po heton shkaqet e zjarrit.

