Oda e Veterinerëve e Kosovës organizoi seminarin e radhës profesional, i cili mblodhi anëtarë të Odës, studentë të mjekësisë veterinare, si dhe përfaqësues të kompanisë Shehdula Sh.P.K. dhe mediave.
Në hapje të seminarit administratori i OVK Mentor Berani theksoi rëndësinë e aktiviteteve të tilla në ngritjen e vazhdueshme profesionale, shkëmbimin e përvojave dhe avancimin e praktikës veterinare në Kosovë. U vlerësua gjithashtu bashkëpunimi me kompaninë Shehdula Sh.P.K. nga Shqipëria, e cila po kontribuon në pasurimin e tregut veterinar me barna, diagnostikë, suplemente, lëndë të para dhe shtesa ushqimore, pajisje për pulari, kozmetikë veterinare si dhe asistencë në programe vaksinale për pulari.
Në kuadër të seminarit u trajtuan dy tema me interes të veçantë për praktikën veterinare:
“Optimizimi i rezultateve të pacientëve përmes përdorimit të zgjuar të suplementeve ushqyese në praktikën e përditshme veterinare” dhe
“Psikologjia e përmbushjes: teknikat e provuara për një angazhim më të fortë dhe më të qëndrueshëm të klientëve.”
Veterineri Arben Shehu tha se ideja e këtyre seminareve që po organizohen di ta ditës më shumë në Kosovë për shkak se numri i kafshëve të vogla rritet çdo ditë më shumë, por njëkohësisht aty duhet të jepet një shërbim. Ne veterinerët e kemi një përgjegjësi të madhe që nuk japim vetëm shëndetin e kafshëve, por njëkohësisht e kemi edhe shëndetin publik, që parandalojnë sëmundjet nga të gjitha kafshët që transmetohen tek njerëzit. Me këto seminare që organizohen, si ky që është organizuar sot, japin njohuri të reja to nivelit evropian dhe japin njohuri të reja se si ne të bëjmë një nivel më të mirë të shërimit, mjekimit, preventivave e mëtutjeshme te kafshët e vogla e shoqërimit.

Eksperienca 30-vjeçare dhe tregu i Kosovës
Përfaqësuesi i kompanisë “Shehdula Sh.P.K.”, Dardan Shehdula, shprehu kënaqësinë për prezencën në tregun e Kosovës, duke theksuar vizionin e kompanisë për mbështetjen e klinikave veterinare me produkte bashkëkohore. “Tregu tashmë është maturuar dhe pronarët e kafshëve investojnë në ndjenja, duke i trajtuar ato si pjesë të familjes. Eksperienca jonë tri-dekadëshe në Shqipëri na lejon të jemi në lartësinë e duhur për t’u shërbyer mjekëve veterinarë këtu,” tha Shehdula.

Suplementet dhe Psikologjia e Klientit
Ligjëruesja kryesore e seminarit ishte znj. Elli Kalemtzaki (DMV, MSc.), Menaxhere e Zhvillimit të Biznesit në “Vet Planet”. Ajo trajtoi dy tema mjaft kërkuese për praktikën e përditshme: Përdorimi i zgjuar i suplementeve ushqyese te pacientët veterinarë dhe teknika të provuara për një angazhim më të fortë dhe të qëndrueshëm të klientëve.
Znj. Kalemtzaki ndau strategji mbi përmirësimin e raporteve veterinar-klient, duke synuar një shërbim më human dhe profesional.
Ky seminar, përveç vlerës së tij profesionale dhe edukative, u njoh edhe me 3 pikë kredituese për zhvillim të vazhdueshëm profesional për pjesëmarrësit.
Oda e Veterinerëve e Kosovës mbetet e përkushtuar në organizimin e aktiviteteve të tilla që synojnë fuqizimin e profesionit dhe rritjen e cilësisë së shërbimeve veterinare në vend, duke inkurajuar njëkohësisht pjesëmarrjen aktive dhe kontributin e anëtarëve të saj në propozimin e temave dhe iniciativave të reja profesionale./KOsovatimes

