Pasi u njoftua se Irani kishte hapur Ngushticën e Hormuzit për trafik, në një njoftim të ri, Donald Trump deklaroi se bllokada e porteve iraniane mbetet në fuqi, por se marrëveshja përfundimtare është shumë afër.“Ngushtica e Hormuzit është plotësisht e hapur dhe gati për biznes dhe kalim të plotë, por bllokada detare do të mbetet në fuqi dhe efekt të plotë kundër Iranit, vetëm derisa transaksioni ynë me Iranin të jetë 100% i përfunduar. Ky proces duhet të shkojë shumë shpejt pasi shumica e pikave janë rënë dakord tashmë. Faleminderit për vëmendjen tuaj për këtë çështje! President Donald J. Trump”, shkroi Trump në postim.
Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Aragchi, tha se Irani po e hap Ngushticën e Hormuzit për kohëzgjatjen e armëpushimit me SHBA-në, pasi u arrit një armëpushim në Liban. Hapja e Ngushticës së Hormuzit ishte pjesë e marrëveshjes fillestare.
Donald Trump njoftoi se Ngushtica e Hormuzit është plotësisht e hapur për trafik, dhe në njoftim e quajti atë “Kalimi iranian”.
Shpallja e hapjes çoi automatikisht në një rënie prej 10 përqind të çmimit të naftës në bursat botërore.

