Saturday, April 18, 2026
HomeLajmeKosovëHaziri: Qëllimi jonë është që të bëhet shteti funksional

Haziri: Qëllimi jonë është që të bëhet shteti funksional

Deputeti i LDK-së Lutfi Haziri, ka deklaruar para nisjes së seancës së Kuvendit se qëllimi i tyre është që të bëhet shteti funksional me pasë organin më të lartë përfaqësues, i cili është presidentja, sa më shpejtë.

“Qëllimi jonë është që të bëhet shteti funksional me pasë organin më të lartë përfaqësues, i cili është presidentja, sa më shpejtë. Jemi në 11-ditëshin e fundit dhe ky 11-ditësh duhet me na obligu që sa më shpejtë me i dhënë vendit marrëveshje, bashkëpunimi është vlerë, nuk është dobësi. LDK-ja vazhdon me afru që vetëm përmes bashkëpunimit mund të arrihet një marrëveshje”, tha Lutfi Haziri.

I pyetur se a është e vërtetë që LDK-ja i ka hedhur poshtë spekulimet, madje i ka quajt edhe spekulime që emri juaj po përmendet për president, a ka pasur ndonjë takim ku emri juaj është përmendur për president?

“Se ka thënë LDK-ja, e kam thënë unë në emër të LDK-së, nuk është vetëm spekulim, është lajm që është dhënë nga holli i këtij Kuvendi nga kolegët e juaj. LDK-ja nuk e ka në bisedime për me ndërru pozicione dhe nuk e ka për qëllim me bo marrëveshje për pozicione, sepse ne mendojmë që është konsum politik dhe jemi të interesuar që të bëjmë marrëveshje për stabilitet politik. Ky angazhim i joni na jep drejtë me thënë që jemi të angazhuar t’i japim vendit zgjidhje për president”, tha Haziri.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments