Friday, April 17, 2026
HomeLajmeMoti në Shqipëri i paqëndrueshëm, alternime kthjellimesh dhe vranësira

Moti në Shqipëri i paqëndrueshëm, alternime kthjellimesh dhe vranësira

 Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se vendi ynë ditën e premte do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.

Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësira të cilat priten të jenë kalimtare kryesisht në orët e mesditës.

Në mesditë dhe pasdite përgjatë relieveve malore në jug dhe juglindje të vendit vranësirat do të pasohen nga reshje lokale shiu me intensitet të ulët.

Era pritet të fryrë me drejtim kryesor nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 7 m/s, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare e kryesisht atë jugperëndimorë dhe lugina pritet të fitojë shpejtësi deri në 12 m/s, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1-3 ballë./ATSH

Temperaturat parashikohen:

QYTETETTemperaturatSiglat
Shkodër12/26Diell re
Kukës13/27Diell re
Lezhë13/27Diell re
Dibër10/25Diell re
Durrës12/29Diell re
Tiranë14/29Diell re
Elbasan12/29Diell re
Berat12/29Diell re
Vlorë13/28Diell re
Korçë8/22Diell re shi
Gjirokastër10/27Diell re shi
Sarandë13/27Diell re
RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments