Në një kamp përmbajtjeje në fillim të prillit në Moskë, mbi 120 adoleshentë me uniformë mësuan nga ushtarët dhe media shtetërore se si të krijonin video, të përdornin inteligjencën artificiale dhe të rrisnin audiencën.Rusia po përpiqet të prodhojë më shumë ndikues pro-luftës përmes kampeve të krijimit të përmbajtjes, duke trajnuar adoleshentë për të përhapur narrativën e ashpër anti-perëndimore të Kremlinit te brezi i ardhshëm.
Që nga pushtimi i Ukrainës në vitin 2022, Moska ka rritur kontrollin e hapësirës së informacionit vendas, duke ndaluar kritikat ndaj ofensivës përmes ligjeve të rrepta të censurës ushtarake, duke i kufizuar mediat e huaja dhe duke e shtyrë axhendën e saj në të gjithë shoqërinë.
Shkollat dhe të rinjtë janë vënë në shënjestër – kurrikula dhe tekstet shkollore janë ndryshNë një kamp krijimi përmbajtjeje në fillim të prillit, më shumë se 120 adoleshentë, të veshur me pulovra jeshile dhe bereta të kuqe, u mblodhën në Moskë për leksione nga ushtarë dhe reporterë të medias shtetërore se si të prodhohen video, të përdoret inteligjenca artificiale dhe të ndërtohet audienca.uar për të përfshirë justifikimin e Rusisë për pushtimin e saj dhe ushtarë të dërguar për të nxitur entuziazmin pro-luftës në klasë.“Ne kemi krijuar një ekip të madh fëmijësh, të cilët e kuptojnë se si t’i transmetojnë vlerat qeveritare dhe vlerat e organizatës sonë”, tha Vladislav Golovin, një ish-ushtar dhe shef i shtabit të përgjithshëm të lëvizjes së kadetëve të Ushtrisë së Re të Rusisë, në një deklaratë të lëshuar nga grupi.
Në një video promovuese nga eventi, fëmijët u shfaqën duke brohoritur një kadet që garonte kundër Golovinit për të parë se kush mund ta mbushte përsëri një pushkë snajperi më shpejt.
Një organizatë tjetër, Lëvizja e të Parëve, organizon konkurse duke ofruar shpërblime për adoleshentët me blogjet më të mira dhe numrin më të madh të ndjekësve.E lehtë për t’u radikalizuar’
Kampet e stërvitjes janë pjesë e asaj që Keir Giles, drejtor i Qendrës Kërkimore të Studimeve të Konflikteve me bazë në Mbretërinë e Bashkuar, e quan një “fushatë të përqendruar për të rivendosur prestigjin e ushtrisë ruse”.
“Këta 14-16-vjeçarë janë rritur në një mjedis ku nuk kanë njohur kurrë asgjë tjetër përveç Putinizmit. Ky është realiteti i tyre, dhe kështu nuk duhet të habitemi nëse këto përpjekje të reja për të përhapur informacion pasqyrojnë atë realitet”, i tha ai AFP-së.Nxitja për të ngulitur te të rinjtë rusë vlerat e miratuara nga Kremlini vjen nga niveli më i lartë.
Në vitin 2023, Presidenti rus Vladimir Putin citoi Otto Van Bismarck për të përmbledhur qasjen e tij.
“Luftërat nuk fitohen nga gjeneralët, por nga mësuesit e shkollave dhe priftërinjtë e famullisë”, tha Putin në një konferencë për shtyp të transmetuar në televizion.
“Edukimi i të rinjve me frymën e patriotizmit është thelbësor”, shtoi ai.
Ringjallja e organizatave rinore të epokës sovjetike, si Ushtria e Re, Yunarmiya në rusisht, dhe Lëvizja e të Parëve – e cila thotë se ka 14 milionë anëtarë online dhe 1,100 nisma rajonale – ka qenë thelbësore për këto përpjekje.
Me uniformat e tyre ushtarake ngjyrë bezhë dhe beretat e kuqe, radhët e kadetëve adoleshentë shpesh i ngjajnë një fushe të ndritshme me lulekuqe në ngjarje shtetërore të organizuara, si paradat e mëdha ushtarake kushtuar fitores sovjetike në Luftën e Dytë Botërore.
Ndërsa Rusia ka kufizuar median dhe internetin që kur urdhëroi hyrjen e trupave në Ukrainë, fushata është zhvendosur online.
Ekspertja e inteligjencës artificiale dhe dezinformimit në Universitetin Teknologjik të Berlinit, Veronika Solopova, tha se algoritmet e mediave sociale janë të gatshme që Kremlini të përhapë narrativën e tij, duke ofruar përmbajtje të përshtatur individualisht për të ngjallur një përgjigje emocionale.“Të rinjtë janë të njohur për lehtësinë e radikalizimit, për të nxjerrë përfundime të nxituara mbi natyrën e padrejtësive, të cilat, për Rusinë, më pas shndërrohen lehtësisht në regjistrime në ushtri”, shtoi ajo.
‘Pas kameras’
Më shumë se gjysma e rusëve të moshës 18-24 vjeç thonë se mediat sociale janë burimi i tyre kryesor i lajmeve, sipas një sondazhi të kryer në mars nga Qendra e pavarur Levada.
“Vëmendja më e shkurtër e të rinjve, e kombinuar me mundësinë e ndarjes pa mundim të klipeve dhe videove, e bën përmbajtjen dixhitale një mjet jashtëzakonisht të fuqishëm”, tha Giorgi Revishvili, një ish-Këshilltar i Lartë në Këshillin e Sigurisë Kombëtare të Gjeorgjisë.
Përmbajtja e mediave sociale mund të jetë “e drejtpërdrejtë dhe radikale” ose “shumë delikate, që nuk synon gjenerimin e mbështetjes për Rusinë, por uljen e solidaritetit me Ukrainën”, tha Dietmar Pichler, një analist i dezinformimit dhe propagandës në INVED.
Në kampin stërvitor në Moskë, kadetët e Ushtrisë së Re e kuptuan shpejt fuqinë e aftësive të tyre të reja.
«Kur je ti ajo që fshihet pas kamerës dhe filmon të gjithë procesin, duke i bërë audiencat të lumtura, e kupton… je ti ajo që i ka ngjallur këto emocione njerëzve», tha një vajzë në një klip promovues të publikuar nga organizatorët.
“E vërteta qëndron në një kornizë, dhe ne po e përdorim kamerën.”

