Friday, April 17, 2026
HomeSportVajzat e Kosovës gati për ndeshjen ndaj Bullgarisë

Vajzat e Kosovës gati për ndeshjen ndaj Bullgarisë

Kombëtarja e Kosovës në konkurrencën e vajzave ka zhvilluar stërvitjen zyrtare në stadiumin “Fadil Vokrri”, në prag të përballjes së dytë ndaj Bullgarisë, ka njoftuar Federata e Futbollit e Kosovës.

“Kombëtarja e Kosovës në konkurrencën e vajzave ka zhvilluar stërvitjen zyrtare në stadiumin “Fadil Vokrri”, në prag të përballjes së dytë kundër Bullgarisë, në kuadër të Ligës C për kualifikimet e Botërorit 2027, e cila zhvillohet të shtunën nga ora 18:00. Përzgjedhësi Sami Sermaxhaj ka punuar në detaje të vogla me ekipin, duke u fokusuar në përmirësimin e disa aspekteve të lojës, me synimin që skuadra të paraqitet edhe më e konsoliduar se sa në ndeshjen në Sofje. Atmosfera në kampin e ‘Dardaneve’ është shumë pozitive, ndërsa të gjitha futbollistet janë të motivuara dhe besojnë fuqishëm në arritjen e tri pikëve të radhës”, ka shkruar FFK.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments