Friday, May 15, 2026
HomeLajmeKosovëI dyshuari arratiset nga stacioni në Gjakovë përmes dritares, nis kërkimi

I dyshuari arratiset nga stacioni në Gjakovë përmes dritares, nis kërkimi

Në Gjakovë është raportuar një arratisje nga ambientet e stacionit, ku një i dyshuar ka arritur të largohet përmes dritares gjatë qëndrimit në zyrën e intervistimit.

Ngjarja ka ndodhur në orët e mbrëmjes, kur i dyshuari ndodhej brenda zyrës së intervistimit.

“Rr. Skënderbeu, Gjakovë 17.04.2026-21:20. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar, derisa ka qenë në zyrën e intervistimit, ka arritur të largohet përmes dritares duke u larguar nga objekti i stacionit policor në drejtim të panjohur. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, thuhet në raportin e 24 orëve të fundit të Policisë së Kosovës.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram