Saturday, April 18, 2026
HomeSportLlapi dhe Prishtina ndahen baras, po ashtu edhe Ferizaj me Prishtinën e...

Llapi dhe Prishtina ndahen baras, po ashtu edhe Ferizaj me Prishtinën e Re

Llapi dhe Prishtina kanë barazuar e poashtu pikët i kanë ndarë edhe Ferizaj me Prishtinën e Re.

Dy ndeshjet e zhvilluara sot në kuadër të Superligës së Kosovës në futboll, përkatësisht të xhiros së njëzet e nëntë, kanë përfunduar pa fitues.

Në përballjen mes Llapit dhe Prishtinës nuk ka pasur gola, pavarësisht përpjekjeve të të dyja skuadrave për të gjetur rrjetën.

Ndërkohë, në ndeshjen tjetër rezultati përfundimtar ka qenë 1-1. Ferizaj ka kaluar në epërsi në minutën e shtatëdhjetë me golin e Silva-Richards.

Dhe kur është dukur se vendasit do të merrnin tri pikët, Prishtina e Re e ka barazuar rezultatin në minutën e tetëdhjetë e tetë me anë të Berishës, duke siguruar një pikë të vlefshme.

Xhiroja vazhdon nesër me tri ndeshje të tjera: Drenica – Drita, Gjilani – Dukagjini dhe Malisheva – Ballkani.

Aktualisht tabela kryesohet nga Drita me pesëdhjetë e katër pikë, ndërsa në vendin e fundit renditet Prishtina e Re me njëzet e tetë pikë.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments