Saturday, April 18, 2026
HomeLajmeKosovëPrishtina përkujton dëshmorët me nderime dhe homazhe

Prishtina përkujton dëshmorët me nderime dhe homazhe

Në Prishtinë po mbahen homazhe dhe nderime për dëshmorët që ranë për lirinë e vendit, me rastin e 18 Prillit, Ditës së Dëshmorëve të komunës.

Aktivitetet e Komunës së Prishtinës me rastin e 18 Prillit, Ditës së Dëshmorëve të kësaj komune, nisën me homazhe në Kompleksin e Varrezave të Dëshmorëve në Velani, për të vazhduar më pas para shtatores së heroit Zahir Pajaziti.

Përfaqësues të institucioneve, familjarë të dëshmorëve dhe qytetarë të shumtë u mblodhën për të vendosur kurora lulesh dhe për të bërë nderime pranë varrezave të dëshmorëve.

Me këtë rast, i pari i Prishtinës, Përparim Rama, përkujtoi sakrificën e atyre që dhanë jetën për liri, duke theksuar rëndësinë e ruajtjes së kujtesës historike.

Gjatë homazheve u theksua se dëshmorët mbeten themeli i lirisë. 

(07:59) Prishtina shënon Ditën e Dëshmorëve me homazhe dhe aktivitete përkujtimore

Komuna e Prishtinës shënon sot, më 18 prill, Ditën e Dëshmorëve me një varg aktivitetesh përkujtimore në nderim të të rënëve për lirinë e vendit.

Përmes homazheve, tubimeve dhe aktiviteteve simbolike, institucionet dhe qytetarët rikujtojnë sakrificën e dëshmorëve dhe përcjellin mesazhe respekti e mirënjohjeje.

Aktivitetet nisin në orën 10:00 me homazhe në Kompleksin e Varrezave të Dëshmorëve në Velani, për të vijuar më pas me nderime pranë shtatores së heroit Zahir Pajaziti dhe organizimin e aksionit për dhurim gjaku në sheshin që mban emrin e tij.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments