Në mbledhjen e Kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës u diskutua për procesin e brendshëm zgjedhor dhe për zhvillimet aktuale politike në vend.
Sipas AAK-së, mungesa e rezultateve në qeverisje, në mungesë të një agjende të qartë zhvillimore dhe bashkëpunuese, fatkeqësisht po e shtyn vendin prapë drejt zgjedhjeve të jashtëzakonshme.
“Procesi zgjedhor në nivel dege pritet të përfundojë më 10 maj, për t’u përmbyllur më 24 maj me mbajtjen e Kuvendit të Përgjithshëm Zgjedhor, ku do të zgjidhen kryetari dhe strukturat e reja drejtuese të Aleancës”, thuhet në njoftim.

