15:14 / 20.04.2026
Ekstradohet nga Gjermania për në Kosovë i kërkuari me letër rreshtimi
Kimete Kasumi/ RTKlive
Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, ka njoftuar se në bashkëpunim me njësitet e tjera relevante të Policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë, me datën 20 prill 2026 ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Gjermania për në Kosovë.
Sipas njoftimit të policisë, i dyshuari ishte arrestuar nga autoritetet gjermane, pasi që i njëjti kërkohej përmes INTERPOL-it me letër rreshtim ndërkombëtar, lëshuar nga institucionet e drejtësisë së Kosovës, për veprën penale ‘grabitje’ dhe se i njëjti i ishte shmangur drejtësisë.
“Ekstradimi u realizua bazuar në ligjet në fuqi dhe falë bashkëpunimit të ngushtë në mes të institucioneve të Republikës së Kosovës dhe atyre gjermane”, thuhet në njoftim.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se do të vazhdojë me shkëmbimin e informacioneve me institucionet vendore, shtetet dhe organizatat ndërkombëtare, me qëllim të parandalimit, hetimit dhe zbulimit të aktiviteteve kriminale që ndërlidhen me hetimin e kryesve të veprave penale, si dhe aktivitete tjera në gjurmimin, kapjen-arrestimin e p

