Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se janë shpërndarë 180 tabela digjitale për shkollat në kryeqytet.
Rama ka thënë se tashmë edhe shkolla “Hasan Prishtina” është e dixhitalizuar, duke e bërë mësimin më interaktiv dhe më efikas.
“Përveç tabelave digjitale, po integrojmë edhe intelegjencën artificiale për të lehtësuar punën e mësimdhënësve dhe për ta bërë procesin e të mësimnxënies më të avancuar për nxënësit”, ka shkruar ai në Facebook.

