Wednesday, April 22, 2026
HomeLajmeArrestohet i dyshuari për vrasjen e trefishtë në Podgoricë

Arrestohet i dyshuari për vrasjen e trefishtë në Podgoricë

Policia, në bashkëpunim me njësitë rajonale të sigurisë “Veri” dhe “Qendër”, pas një aksioni të mirëkoordinuar dhe aktiviteteve operative, ka lokalizuar në qendrën e Rozhajës, në hapësirë të hapur, Vehid Muriqin (25) nga Rozhaja, të dyshuar për veprën penale vrasje e rëndë, dhe e ka arrestuar atë, për çka është njoftuar edhe prokurori i shtetit në Prokurorinë e Lartë të Podgoricës.

Dyshohet se Muriqi më herët, në lagjen Stari Aerodrom në Podgoricë, ka privuar nga jeta tre persona: D.H. (27) dhe N.H. (34) nga Rozhaja, si dhe K.M. (55), shtetas i Republikës së Serbisë nga Novi Pazari, thuhet në njoftimin e Policisë.

I dyshuari do të dërgohet me kallëzim penal në Prokurorinë e Lartë të Podgoricës për procedurë të mëtejshme.

Pas kryerjes së veprimeve të plota hetimore dhe mbledhjes së provave, opinioni publik do të informohet me kohë dhe në mënyrë transparente për të gjitha rrethanat relevante dhe rrjedhën e mëtejshme të procedurës, ku edhe në këtë fazë janë siguruar prova dhe fakte të mjaftueshme që tregojnë pa mëdyshje se i dyshuari Vehid Muriqi është kryerësi i drejtpërdrejtë i këtij krimi.

Udhëheqësi i Prokurorisë Themelore në Rozhajë, Aldin Kalaç, ka konfirmuar për Portal ETV se nëna e Vehid Muriqit (25), i dyshuari për vrasjen e trefishtë në Stari Aerodrom, ka telefonuar policinë pasi djali i saj i ka thënë se ka kryer krimin.

Kalaç tha se nuk qëndrojnë pretendimet e disa mediave se Muriqi më herët është raportuar për dhunë në familje.

“Ai mbrëmë ka ardhur në shtëpinë familjare në Rozhajë dhe i ka thënë nënës së tij se ‘i ka përlyer duart me gjak’, pas së cilës është larguar nga shtëpia. Nëna e tij më pas ka telefonuar policinë dhe ka raportuar rastin”, ka thënë Kalaç.

Sot në Podgoricë janë gjetur trupat e tre personave të rritur, për vrasjen e të cilëve dyshohet Muriqi nga Rozhaja. Sipas Policisë, për të po vazhdon kërkimi intensiv.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram