Tuesday, April 21, 2026
HomeLajmeKosovëBurgim të përjetshëm për Naim Murselin dhe Granit Plaven

Burgim të përjetshëm për Naim Murselin dhe Granit Plaven

Pas një odisejade seancash, sot Gjykata Themelore në Prishtinë merr vendim për rastin e vrasjes së Liridona Ademajt, duke i shqiptuar dënimin me burgim të përjetshëm Naim Murselit dhe Granit Pllavës, ndërsa Kushtrim Kokalla dënohet me 30 vjet burg.

Aktgjykimi është shpallur nga kryetarja e trupit gjykues, gjyqtarja Fatmire Dermaku, së bashku me anëtarët Gent Beka dhe Alban Ajvazi. Vrasja e Liridona Ademajt ka ndodhur më 29 nëntor 2023 dhe është shndërruar në një nga rastet më të rënda dhe më të ndjekura penale në Kosovë.

Prokuroria kishte kërkuar dënim me burgim të përjetshëm për të gjithë të akuzuarit, duke pretenduar se vrasja është organizuar dhe kryer në mënyrë të planifikuar. Tre të akuzuarit nuk kanë qenë prezent në gjykatore gjatë shpalljes së aktgjykimit, edhe pse familjarët e viktimës kishin kërkuar praninë e tyre.

Hetimet e para të Prokurorisë kanë çuar në ngritjen e aktakuzës ndaj katër personave: Naim Murseli (bashkëshorti i Liridona Ademajt), Granit Plava, Kushtrim Kokalla dhe Tom Dodaj.

Sipas aktakuzës, të akuzuarit dyshohen për përfshirje të organizuar në vrasjen e rëndë të Liridona Ademajt. Prokuroria ka pretenduar se veprimet janë kryer në bashkëpunim dhe se rasti përfshin elemente të planifikimit dhe koordinimit mes të dyshuarve. Për këtë arsye, ndaj disa prej tyre është kërkuar edhe dënim me burgim të përjetshëm.

Gjatë zhvillimit të procedurës gjyqësore në Gjykatën Themelore në Prishtinë, të akuzuarit kanë pasur qëndrime të ndryshme rreth fajësisë. Naim Murseli është deklaruar i pafajshëm, Granit Plava ka thënë se nuk e ka kryer aktin, ndërsa Kushtrim Kokalla ka kërkuar kohë për konsultim me mbrojtjen e tij.

Në anën tjetër, Tom Dodaj e ka pranuar fajësinë, duke u bërë i vetmi që ka bërë pranimin zyrtar të akuzës.

Pranimi i fajësisë nga Dodaj është pranuar nga gjykata dhe për të është veçuar procedura penale, ndërsa për të tjerët procesi ka vazhduar në fazën e shqyrtimit gjyqësor.

Rasti ka tërhequr vëmendje të madhe publike në Kosovë për shkak të natyrës së rëndë të krimit, lidhjes familjare të viktimës me një nga të akuzuarit dhe zhvillimeve të shumta procedurale gjatë procesit gjyqësor. Gjykimi është shoqëruar me interes të lartë mediatik dhe publik, si dhe me kërkesa për transparencë në zhvillimin e seancave.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram