Jeta Rafuna është emëruar drejtoreshë e Drejtorisë së Bujqësisë në Komunën e Prishtinës.
Për këtë ka njoftuar kryetari i Komunës, Përparim Rama, me ç’rast i ka uruar suksese në detyrën e re, duke shprehur besimin se ajo do të japë kontribut të rëndësishëm në zhvillimin e këtij sektori.
“Jeta Rafuna nga sot Drejtoreshë e Bujqësisë në Kryeqytet. I uroj suksese në këtë detyrë të rëndësishme dhe mbarësi në rrugëtimin e ri profesional. Jam i bindur që me përkushtimin dhe vizionin e saj do të japë kontribut të çmuar për zhvillimin e sektorit të bujqësisë”, ka shkruar Rama në Facebook.


