Wednesday, April 22, 2026
HomeLajmeKosovëKurti: Inovacioni dhe kreativiteti shtylla të zhvillimit ekonomik të Kosovë

Kurti: Inovacioni dhe kreativiteti shtylla të zhvillimit ekonomik të Kosovë

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit me rastin e shënimit të Ditës Botërore të Inovacionit dhe Kreativitetit, organizoi ngjarjen me moton “Inovacioni dhe kreativiteti nxitës për një të ardhme të qëndrueshme”.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti theksoi se inovacioni dhe kreativiteti janë shtylla kyçe për zhvillimin ekonomik dhe shoqëror, duke nxitur një qasje të qëndrueshme për të ardhmen.

“Aftësia për të prodhuar dije dhe për ta shndërruar atë në vlerë ekonomike dhe mirëqenie shoqërore është në themel të një vendi, dhe kjo do të reflektohet në Ditën e Inovacionit dhe Kreativitetit. Ajo në të cilën po punojmë është se si të ndërtojmë një sistem që sjell transformimin e mundësive dhe ideve në gjëra konkrete, që do të kontribuojnë në zhvillimin e ekonomisë së vendit tonë”, tha ai.

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari-Lila, tha se Kosova ka talentin për të qenë lider rajonal në fushën e inovacionit dhe kreativitetit.

“Besoj plotësisht se vendi ynë, Kosova, ka të gjithë talentin e rinisë si vendburim për të qenë lider rajonal në fushën e inovacionit. Detyra jonë është të hapim këtë potencial me politika konkrete, me ligje funksionale dhe me burime reale”, theksoi ajo.

Ky aktivitet synon të promovojë dhe avancojë politikat shtetërore dhe prioritetet strategjike në fushën e inovacionit dhe industrive kreative, si dhe do të prezantohen iniciativa konkrete që kontribuojnë në zhvillimin e mëtejmë të këtij sektori.

Ngjarja mblodhi përfaqësues të institucioneve, sektorit privat dhe partnerëve ndërkombëtarë, me qëllim forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe ndërsektorial.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram