Wednesday, April 22, 2026
HomeLajmeKosovëKurti–Whitaker: Prania e NATO-s në Kosovë, thelbësore për paqen e sigurinë

Kurti–Whitaker: Prania e NATO-s në Kosovë, thelbësore për paqen e sigurinë

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në NATO, Matthew Whitaker.

Sipas njoftimit të ZKM-së, gjatë takimit Kurti ka falënderuar ambasadorin Whitaker për mbështetjen e vazhdueshme dhe të palëkundur të SHBA-së ndaj Kosovës, duke theksuar bashkëpunimin e ngushtë në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes.

Ai ka përmendur edhe angazhimin për trajnimet dhe ngritjen e kapaciteteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, si dhe rëndësinë e partneritetit me Shtetet e Bashkuara në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon.

Kurti ka vlerësuar se prania e NATO-s në Republikën e Kosovës, e veçanërisht ajo e Shteteve të Bashkuara, mbetet kruciale për paqen dhe sigurinë, jo vetëm në vend, por edhe në rajon. Ai ka theksuar se përshpejtimi i anëtarësimit të Kosovës në NATO do të ishte një kontribut i rëndësishëm dhe garantues afatgjatë i paqes dhe sigurisë në Ballkan.

Duke folur për situatën e sigurisë në Ballkanin Perëndimor, Kurti ka thënë se ajo mbetet e brishtë për shkak se Serbia, e mbështetur nga Rusia dhe Kina, vazhdon të ndjekë politikë hegjemoniste rajonale.

“Ai foli edhe për armatosjen e fqinjit verior, me theks blerjet e fundit nga Rusia dhe Kina, si kërcënime për stabilitetin afatgjatë rajonal dhe fqinjësinë e mirë në Ballkan. Në këtë kontekst, kryeministri përmendi bazat e përparme operacionale të Serbisë përreth kufirit me Republikën e Kosovës”, thuhet në njoftim. 

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram