Tuesday, April 21, 2026
HomeLajmeKosovëMaqedonci falënderon SHBA-në për forcimin e ushtrisë së Kosovës

Maqedonci falënderon SHBA-në për forcimin e ushtrisë së Kosovës

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka pritur sot në takim Agjutantin e Përgjithshëm të Gardës Kombëtare të IOËA-s, gjeneralmajor Stephen Osborn.

Siç ka bërë të ditur Ministria e Mbrojtjes, në takim u theksua rëndësia e partneritetit të deritanishëm në kuadër të Programit të Partneritetit Shtetëror, si dhe u dakordua për zgjerimin e bashkëpunimit në fusha të ndryshme, përfshirë trajnimet, stërvitjet e përbashkëta dhe zhvillimin profesional të pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

“Ministri falënderoi gjeneralin Osborn dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës për mbështetjen e vazhdueshme dhe të palëkundur ndaj Kosovës, si dhe për forcimin e ushtrisë sonë”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes.

Sipas tyre, bashkëpunimi ndërmjet FSK-së dhe Gardës Kombëtare të IOËA-s mbetet një ndër shtyllat kryesore në ngritjen e kapaciteteve operacionale dhe të ndërveprueshmërisë me partnerët strategjik.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram