Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka njoftuar se mbrëmë ka pranuar një letër nga presidenti amerikan, Donald Trump.
Osmani ka shkruar në rrjetin sicial, Facebook, se lidhjen e fortë të Kosovës me Amerikën do ta ruajmë bashkë, sot e përherë. Sipas saj, ashtu siç thekson edhe presidenti amerikan në letrën e tij, mirëpret vazhdimin e bashkëpunimit në vitet në vijim.
“Falënderoj Presidentin Trump për letrën e dërguar në përfundim të mandatit tim, të cilën e pranova mbrëmë, si dhe për vlerësimin që i ka bërë punës sonë! Ashtu siç thekson edhe Presidenti i SHBA-ve në këtë letër, mirëpresim vazhdimin e bashkëpunimit në vitet në vijim”, shkruan Osmani.

