Tuesday, April 21, 2026
HomeLajmeKosovëRizvanolli: Kosova me çmimin më të ulët të energjisë në rajon

Rizvanolli: Kosova me çmimin më të ulët të energjisë në rajon

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka thënë se çmimi i energjisë elektrike në Kosovë është më i ulëti në rajon. Duke folur në seancën e jashtëzakonshme të thirrur nga opozita për çmimin e energjisë dhe faturimin për konsumatorët, Rizvanolli ka falënderuar ZRRE-në, KEDS-in e KESCO-n, për, siç tha, punën që po e bëjnë për të mos pasur këtë vit rritje të energjisë.

 “Gjatë vitit 2025 ka qenë 8,17 cent për kilovatë orë, ndërsa në Shqipëri ka qenë 11,6, centë pra 41 për qind më e shtrenjtë, në Maqedoni të Veriut 11,4 cent, pra 40 për qind më e shtrenjtë e në Serbi 11 cent ose 25 për qind më shtrenjtë. Janë thënë shumë e shumë të pavërteta”, tha Rizvanolli.

Ajo u bëri thirrje opozitarëve që t’i vendosin faktet në tavolinë, derisa si një nga gënjeshtrat më të mëdha, siç tha ajo,  ishte se importi i energjisë elektrike ka qenë 259 milionë euro gjatë vitit të kaluar.

 “Importi në fakt ka qenë 167 milionë euro që është 92 milionë më pak se sa është proklamuar. Nuk e keni marrë mundin që të flisni për këtë. Është thënë 1 miliard është importuar gjatë mandatit ndërkohë është importuar 621,8 milionë gjatë mandatit, që është 38 për qind më pak se sa ajo që keni proklamuar”.

Gjithat, sipas Rizvanollit, shifra prej 1 miliard ka vetëm një të vërtetë, e ajo thotë se kaq kanë qenë investimet që janë bërë në KEK.

“Shifra 1 miliard janë investimet e proklamuara në KEK që kanë ndodhur pas luftës, në mandatin tonë. Në KEK po modernizohet Termocentrali Kosova B, janë duke u shtuar filterët që e ulin ndotjen, është duke u rritur prodhimi për 40 për qind i KEK-ut dhe po rehabilitohen komplet njësitë e Termocentralit Kosova A”, tha Rizvanolli.

Sipas saj, importi po rritet, për shkak se po bëhen investime që Rizvanolli thotë se nuk janë bërë për 40 vite në Kosova B e për 60 vite në Kosova A.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram