Wednesday, April 22, 2026
HomeLajmeKosovëShala: Sektori energjetik është në një situatë të rënduar

Shala: Sektori energjetik është në një situatë të rënduar

Në Kuvendin e Kosovës ka nisur seanca e jashtëzakonshme e thirrur nga Partia Demokratike e Kosovës me mbështetje edhe të deputetëve tjerë opozitarë, me të vetëm pikë të rendit të ditës, që ka të bëjë me çmimin dhe faturimin e energjisë elektrike për konsumatorët.

Deputeti i PDK-së, Ferat Shala, në nisje të fjalës së tij tha sektori energjetik është në një situatë të jashtëzakonshme të rënduar në çdo dimension.

“Qeveria tash e 6 vite ka menaxhuar këtë sektor me të njëjtën logjikë, të njëjtën politikë qeverisëse  e cila tashmë është treguar dhe shifrat tregojnë që është e dështuar. Rezultatet e këtij menaxhimi  janë të dështuara për faktin që vendi nuk ka rritje dhe kapacitete prodhuese energjetike që e plotësojnë konsumin dhe kërkesën vendore. Nuk ka energji të mjaftueshme për rritjen dhe zhvillimin e ekonomisë tonë prodhuese, nuk ka energji prodhuese për të tërhequr investitorët e jashtëm. Krejt çka kemi arritur në këtë periudhë të qeverisë Kurti është krijimi i frymës dhe situatës reale është se Kosova është e varur nga importet”, tha ndër të tjera ai.

Shala, tutje tha se për 6 vite ka tri herë ngritje të çmimit të energjisë.

“Kemi dhjetëra afera korruptive në këtë sektor. Kemi lëndë e aktakuza të ngritura pikërisht nga akterët e kësaj mazhorance. Tash e 6 vite kemi pasiguri energjetike në furnizim, kemi rreth 1 miliard euro importe të energjisë gjatë qeverisjes së Kurtit. Kemi projekte të dështuara edhe në sektorin ne  energjisë alternative”, deklaroi Shala.

Ai ka drejtuar kërkesa karshi qeverisë. “Qeveria urgjentisht duhet të ndërpresë lojën politike me procesin tarifor për ngritjen e çmimit të energjisë, proces ky që është tashmë edhe i korruptuar deri në palcë.  Qeveria të ndërpresë ndërhyrjet në aferat e njehsorëve elektrik e të ndihmojë organet e hetuesisë që të zbardhin të vërtetën për këtë aferë tashme edhe publike”, deklaroi Shala.  

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram