Shefi i GP të PDK-së, Arian Tahiri në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit ku po diskutohet për çmimet dhe faturimin e rrymës për konsumatorët, ka thënë se qytetarët janë duke paguar energjinë më shtrenjtë se sa në muajt e viteve të kaluara.
“Nuk është e vërtetë që ne si kuvend, si deputet të mblidhemi më shumë për të përçuar spektakël dhe për të fituar poena politike sesa për të për të folur për sfidat, për problemet me të cilat ata po përballën…Sipas tij kjo ju pengon vetëm atyre që kanë përfituar miliona nga blerja e importit dhe transporti i energjisë elektrike. Parimisht, nuk kemi asnjë problem me fitimin ligjor”, tha Tahiri.
Ai shtoi se do të ishte krenarë nëse këto milionat do të fitoheshin përmes prodhimeve vendore.
Tahiri thotë se realiteti është se qytetarët secilin muaj e paguajnë energjinë elektrike më shtrenjtë se sa muajt e viteve paraprake.
Kjo është keq, është turp. Milionat po fitohen duke dëmtuar drejtpërdrejt të qytetarëve të Kosovës. Qe nga viti 2020 e këndej, çmimi i energjisë elektrike ka pasur rritje të një pas njëshme. Skandalet në sektorin e energjisë janë bë sistematike e të zakonshme’’, ka thënë ai.

