Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur sot në takim kryesuesin e Këshillit Prokurorial, Arian Gashi, me të cilin kanë diskutuar për gjendjen në sistemin prokurorial dhe sfidat me të cilat përballet ky sektor.
Sipas njoftimit, në takim është biseduar për arritjet dhe reformat në drejtësi, si edhe për domosdoshmërinë e përmbylljes sa më të shpejtë të procesit për zgjedhjen e kryeprokurorit të shtetit.
Po ashtu, Haxhiu ka riafirmuar përkushtimin për ruajtjen e pavarësisë institucionale dhe forcimin e sundimit të ligjit në Republikën e Kosovës.

