Wednesday, April 22, 2026
HomeLajmeKosovëKurti: Besojmë në pafajësinë e krerëve të UÇK-së në Speciale

Kurti: Besojmë në pafajësinë e krerëve të UÇK-së në Speciale

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se qëndrimi i Lëvizjes Vetëvendosje sa i përket Gjykatës Speciale dihet, teksa shprehu bindjen në pafajësinë e katër krerëve të UÇK-së, kur u pyet nga gazetarët lidhur me deklaratën e deputetit Fatos Geci në seancën e djeshme të kuvendit.

“Ju e dini qëndrimin tonë sa i përket Gjykatës Speciale, e cila është një gjykatë jonormale, jo transparente. Ne jemi të bindur për drejtësinë e luftës çlirimtare të popullit të Kosovës, bartëse e së cilës ishte UÇK-ja dhe në pafajësinë e katër krerëve të cilët po mbahen padrejtësisht në Hagë”, tha Kurti para gazetarëve gjatë përurimit të klinikës së rinovuar të Kardiologjisë.

Sa i përket deklaratës së deputetit Geci, i cili vjen nga partia Guxo, ai tha se tashmë një qëndrim e ka dhënë shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, derisa tha se kryetarja e Kuvendit, e cila njëkohësisht është edhe ud.presidente Albulena Haxhiu, gjatë seancës së djeshme ia tërhoqi vërejtjen dhe ia ndërpreu fjalën deputetit edhe për shkak të gjuhës edhe për shkak të komentit që bëri.

I pyetur nëse Fatos Geci do të ndëshkohet dhe a do të vazhdojë të mbetet deputet i GP të LVV-së, Kurti u shpreh: “Unë jam vetëm kryetar dhe vetëm kryeministër i Republikës, nuk jam edhe najfarë kryetari i ndonjë komisioni disiplinor, aq më pak për dikë që i përket një partie tjetër”.

Në seancën e djeshme të Kuvendit, deputeti Geci deklaroi se Hashim Thaçi do të përballet me të njëjtin fat sikurse Naim Murseli, i cili u dënua me burgim të përjetshëm. Nga kjo deklaratë e deputetit Geci u distancuan deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram