Ukraina i ka kërkuar Turqisë të organizojë një takim midis Presidentit Volodymyr Zelensky dhe Presidentit rus Vladimir Putin , tha kreu i diplomacisë ukrainase.
“Ne i pyetëm turqit për këtë, pyetëm edhe disa kryeqytete të tjera”, tha Ministri i Jashtëm Andrij Sibiha .
Ai shtoi se Ukraina është e gatshme të marrë në konsideratë çdo vend tjetër përveç Bjellorusisë ose Rusisë për një takim me Putinin. Zelenski ka kërkuar prej kohësh një takim me presidentin rus në përpjekje për të përshpejtuar zgjidhjen e luftës që ka zgjatur më shumë se katër vjet.Bjellorusia është një aleat i ngushtë i Rusisë dhe i ka lejuar Moskës të përdorë territorin e saj për të nisur një pushtim të Ukrainës në vitin 2022.Sibiha nuk specifikoi se si iu përgjigj Ankaraja propozimit, por theksoi se Kievi do të “përgjigjej” edhe nëse “një kryeqytet tjetër, përveç Moskës dhe Minskut, organizon një takim të tillë”.
Kremlini më parë tha se ishte i gatshëm ta priste Zelenskyn në Moskë, por udhëheqësi ukrainas tha se nuk kishte ndërmend të shkonte atje.

