Pas vdekjes së akademikut, Rexhep Qosja, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se Kosova humbi një nga figurat më të rëndësishme të jetës akademike.
Sipas Haradinajt, përpjekjet e pandalshme të akademikut Qosja, veçanërisht në avokimin e të drejtave të shqiptarëve gjatë periudhave të vështira të okupimit, mbeten dëshmi e qartë e kontributit të tij të jashtëzakonshëm në jetën publike dhe shkencore.
“Ndarja e tij nga jeta lë një boshllëk të madh në fushën akademike, por vepra, mendimi dhe trashëgimia që la pas do të mbeten përgjithmonë pjesë e kujtesës dhe historisë sonë. I përjetshëm qoftë kujtimi për akademik Rexhep Qosja”, ka shkruar lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj.

