Friday, April 24, 2026
HomeLajmeKosovëProkuroria kërkon 25 vjet burg për Jelena Gjukanoviq për spiunazh

Prokuroria kërkon 25 vjet burg për Jelena Gjukanoviq për spiunazh

Prokuroria Speciale e Kosovës ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë që ta shpallë fajtore Jelena Gjukanoviq dhe ta dënojë me 25 vjet burgim, që është dënimi maksimal për këtë vepër.

Sipas aktakuzës, Gjukanoviq, në cilësinë e saj si zyrtare e OSBE në Kosovë, dyshohet se ka bashkëpunuar me shërbimin sekret serb, duke përcjellë dokumente të ndjeshme që lidhen me çështje politike dhe të sigurisë në vend.

Prokurori Bekim Kodraliu theksoi se ekzistojnë prova që tregojnë për një aktivitet të organizuar dhe të vazhdueshëm ndër vite.

Ai përmendi edhe komunikimet e saj me Aleksandër Vllajiq, veçanërisht në ditën e sulmit ndaj zyrave të KKZ-së në Mitrovicën e Veriut në vitin 2022.

Në anën tjetër, mbrojtja e të akuzuarës, e përfaqësuar nga avokati Predrag Milkovq, kërkoi lirimin e saj, duke kundërshtuar pretendimet e Prokurorisë. Edhe vetë Gjukanoviq mbështeti qëndrimin e mbrojtjes.

Ajo ishte arrestuar më 28 shkurt 2025, ndërsa vendimi përfundimtar i gjykatës pritet të shpallet më 27 prill.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram