Friday, April 24, 2026
HomeLajmeKosovë50 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, 2101 tiketa të shqiptuara

50 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, 2101 tiketa të shqiptuara

Policia e Kosovës ka bërë të ditur statistikat zyrtare për 24 orët e fundit, duke ofruar një pasqyrë të përgjithshme mbi gjendjen e sigurisë dhe trafikut në vend.

Sipas raportit, gjatë kësaj periudhe nuk është shënuar asnjë aksident trafiku me fatalitet, 16 aksidente trafiku kanë qenë me persona të lënduar, si dhe 36 aksidente me dëme materiale.

Në kuadër të kontrollit dhe menaxhimit të trafikut rrugor, Policia ka shqiptuar gjithsej 2101 tiketa trafiku për shkelje të ndryshme të rregullave.

Sa i përket sigurisë publike, janë arrestuar 24 persona, ndërsa 11 persona janë dërguar në mbajtje. Gjatë kësaj periudhe nuk është raportuar asnjë rast i ndalimit policor.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram