Presidenti francez Emmanuel Macron riafirmoi mbështetjen e Francës për Greqinë në rast të një kërcënimi ndaj sovranitetit të saj nga Turqia gjatë diskutimit të tij me kryeministrin Kyriakos Mitsotakis në vendin arkeologjik të Agorasë Romake në Athinë .
Duke iu përgjigjur një pyetjeje në lidhje me mundësinë e një kërcënimi turk, zoti Macron deklaroi: “ Ne do të jemi këtu . Shikoni çfarë bëmë atë verë të vështirë (red. në gusht 2020). Shikoni çfarë bëmë disa muaj më parë në Qipro. Ky është përkufizimi i miqësisë. Aleanca e famshme që përmendët – Greqia, Franca, aleanca .”
“Nëse sovraniteti (i Greqisë) kërcënohet, dijeni se ne do të jemi këtu”, shtoi ai.

