Drita Morina, Besnik Berisha, Luljeta Krasniqi-Aliu dhe Hysni Mustafa janë anëtarët e rinj të Komisionit të Pavarur për Media, të zgjedhur nga Kuvendi i Kosovës.
Deputetët zgjodhën edhe anëtarët nga komunitetet jo shumicë: Suada Gjokoviq dhe Serpin Emrushi.
Kuvendi i Kosovës drejt përzgjedhjes së anëtarëve të KPM-së
Kuvendi i Kosovës është duke votuar për përzgjedhjen e gjashtë anëtarëve të Komisionit të Pavarur për Media.
Komisioni ad-hoc për përzgjedhjen e anëtarëve të KPM-së ka njoftuar se kandidatët më të poentuar nga procesi para votimit në Kuvend janë Drita Morina, Besnik Berisha, Majlinda Aliu, Petrit Hasanaj, Vijona Sylejmani – Shabani, Luljeta Aliu – Krasniqi, Vlora Berisha dhe Hysni Mustafa.
Ndërkaq nga komunitetet kandidatët më të poentuar janë Fatih Basha dhe Suada Dzogovic, Serpin Emrusi dhe Ajtene Kodrazi.

