Sunday, April 26, 2026
HomeEkonomiForumi Ekonomik Kosovë–Turqi: Një Kapitull i Ri për Investimet dhe Bashkëpunimin Strategjik

Forumi Ekonomik Kosovë–Turqi: Një Kapitull i Ri për Investimet dhe Bashkëpunimin Strategjik

Dje u mbajt me sukses Forumi i Bashkëpunimit Ekonomik Kosovë–Turqi, një ngjarje kyçe që shënon një hap të rëndësishëm drejt forcimit të raporteve ekonomike dhe diplomatike mes dy vendeve. Kjo është një ngjarje vërtet domethënëse për peizazhin ekonomik të Kosovës dhe rajonit.Forumi shërbeu si një platformë e rëndësishme për shkëmbim idesh krijim partneritetesh të reja dhe forcim të bashkëpunimit të qëndrueshëm ndërmjet Kosovës dhe Turqisë. Ky forum u organizua nën koordinimin e shkëlqyer të Odës Ekonomike Shqiptare, me kryetar Z. Hyzer Gashi, në bashkëpunim me Akademinë U Smile, z Shkelzen Syljemani – Drejtues për Ballkan dhe Institutin Shqiptaro Evropian, Z. Florim Rullani dhe Znj. Erëza Krasniqi.

View Post↗

Forumi mblodhi rreth vetes përfaqësues të lartë institucionalë, partnerë strategjikë dhe një delegacion prej 15 biznesesh prestigjioze nga Turqia. Gjatë diskutimeve, theksi u vendos në fushat me interes jetik për ekonominë e Kosovës. Si sektorë Strategjikë, fokusi ishte vene energjetikë dhe tregti, të cilat janë jetike për stabilitetin ekonomik të Kosovës.

Prania e 15 bizneseve turke krijon një mundësi të artë për ndërmarrjet vendore që të gjejnë partnerë strategjikë dhe të thithin investime të huaja direkte. Ky lloj organizimi, ku bëhen bashkë akademia, institutet kërkimore dhe odat ekonomike, është formula e duhur për të siguruar që marrëveshjet të jenë të qëndrueshme dhe të bazuara në të dhëna e strategji afatgjata.

Ky forum nuk shërbeu vetëm si një hapësirë diskutimi, por si një platformë aktive për krijimin e partneriteteve të reja. Përmes shkëmbimit të ideve dhe rrjetëzimit mes bizneseve, u hodhën bazat për një bashkëpunim të qëndrueshëm që synon integrimin më të madh të bizneseve kosovare në tregjet ndërkombëtare.”Ky organizim deshmon se bashkepunimi mes akademise, institutetev dhe odave ekoomike eshte rruga e vetme per nje zhvillim te mirefillte dhe afatgjate.

#KosoveTurqi #ForumiEkonomik #OdaEkonomike #Investime #ZhvillimStrategjik #BashkepunimEkonomik

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram