Tuesday, June 16, 2026
HomeLajmeKosovëLushaku-Sadriu: Qosja ishte një zë që sfidonte e kërkonte reflektim

Lushaku-Sadriu: Qosja ishte një zë që sfidonte e kërkonte reflektim

Në seancën përkujtimore të Kuvendit të Kosovës për nder të akademikut të ndjerë, Rexhep Qosja, kryetarja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu, e quajti akademikun Qosja, një prej figurave më të rëndësishme të mendimit, letërsisë e kritikës shqiptare.

“Akademik Qosja ishte një intelektual, studiues i përkushtuar dhe një zë i fuqishëm në debatin publik shqiptar për më shumë se gjysmë shekulli. Ai ishte një nga kontribuuesit kryesor në zhvillimin e studimeve albanologjike në vendin tonë. Si profesor i UP-së dhe drejtues i Institutit Albanologjik ai la gjurmë të pashlyeshme në formimin e brezave të tërë studiuesish e studentësh”, tha ajo.

Lushaku-Sadriu tha se veprat e Qosjes dhe studimet mbi letërsinë shqiptare e vendosën atë në mesin e figurave e kyçe të mendimit letrar shqiptar.

“Akademik Qosja ishte studiues e një mendimtar kritik që e shihte letërsinë si pasqyrë të shoqërisë, historisë, e identitetit. Ai ishte një zë që shpesh sfidonte, polemizonte e kërkonte reflektim, duke e bërë debatin intelektual më të gjallë e më të thellë”, tha Lushaku-Sadriu.

Shefja e deputetëve të LDK-së tha se sot nderojnë akademik Qosjen për atë që përfaqësonte në thelb. “Një mendje të lirë, një studiues të palodhur dhe një kontribut të jashtëzakonshëm në kulturën e dijen shqiptare. Sot kur kujtojmë Rexhep Qosjen, ne nuk kujtojmë vetëm një autor apo një akademik, por një epokë të tërë mendimi shqiptar, e në këtë epokë trashëgimia e tij do të mbetet e gjallë në librat, idetë dhe ndikimin e tij që ka pasur tek brezat”, tha Lushaku-Sadriu.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram