ryetari i Mitrovicës, Faton Peci, ka njoftuar se objekti i komunës tashmë është pajisur me ashensor, duke mundësuar qasje më të lehtë për personat me nevoja të veçanta.
Ai tha se ky investim synon përmirësimin e qasjes në shërbimet komunale për të gjithë qytetarët.
“Nga sot, personat me nevoja të veçanta tashmë në objektin e komunës e kanë ashensorin për qasje më të lehtë”, ka shkruar Peci në Facebook.

