Tuesday, April 28, 2026
HomeEkonomiProjektligji për energjinë përplasë pushtetin e opozitën

Projektligji për energjinë përplasë pushtetin e opozitën

Në Kuvendin e Kosovës nuk ka arritur të shqyrtohet me shmangie nga afatet procedurale projektligji për Energjinë Elektrike. Për shqyrtimin e tij me shmangie votuan 63 deputetë, ndërkaq 45 ishin kundër, duke pamundësuar kështu që i njëjti të trajtohet në Kuvend.

Propozimi i LVV-së qysh në nisje nxiti reagimet e opozitarëve.

Ferat Shala i PDK-së tha se Ligji për Energjinë Elektrike bie ndesh me disa direktiva të BE-së. Janina Ymeri e LDK-së në këtë dokument ligjor ka nene e përmbajtje, që, sipas saj,  jo vetëm ndikojnë në sigurinë energjetike, por edhe në sigurinë kombëtare, ndërkohë, Besnik Tahiri i AAK-së kërkoi që vetëvendosje më të mos i përcjellë Kuvendit kërkesë për  shmangie për asnjë projektligj.

Ministrja, Artane Rizvanolli, tha se po i humbin shtetit 9 milionë euro e po i pamundësohet reforma.

“Flisni për integrimin e energjisë, mirëpo nuk lejoni pakon e ligjeve që na mundëson integrimin në tregun rajonal e t’i heqim tregtarët për të cilët po flisni. Si do që të jetë, qëndrimi juaj është i juaji”, tha ajo.

Deklarata e ministres, nxiti replika te opozitarët. Ferat Shala tha se do të ishte i lumtur nëse këto ligje nuk miratohen sot.

“Sepse Kuvendi i Kosovës do të  shpëtojë qindra milionë euro transaksione të parregullta me tenderë njëburimorë në sektorin e energjisë”, tha ai.

Hykmete Bajrami e LDK-së tha se me LVV i ka 66 vota në Kuvend e sikur, sipas saj, pati anë pushtet të bënte p[unin me kohë asnjëherë nuk do t’i duheshin votat e opozitës.

“ Ju nuk keni qenë në LVV kur kanë qenë në opozitë, por unë ju kujtoj që kur është votuar Marrëveshja e Stabilizim Asociimit, bashkëpartiakët tuaj atë kohë e kanë lëshuar sallën e Kuvendit, e ne vetëm sa votuam disa shmangie e disa marrëveshje ndërkombëtare. Ju jeni ata që keni bërë që kjo legjislaturë të quhet legjislatura e shmangies”, tha Bajrami.

Këtu i reagoi ministrrja Rizvanolli. “

Nuk e kemi asnjë obligim

 “Është e vërtetë që nuk kam qenë në LVV aso kohe , por e di që i vetmi rast kur nuk ka votuar, ka qenë ai rast dhe ka pasur të bëjë me fusnotën dhe jo me diçka tjetër, prandaj kur i thoni informatat ju lutem i thoni deri në fund”, ishte kundërpërgjigjja e Rizvanollit.

Po ashtu, nuk arriti që me shmangie nga procedurat të shqyrtohej as Projektligji për Inspektoratin Qendror të Trashëgimisë Kulturore. Për të shqyrtuar të njëjtin votuan 65 deputetë derisa 44 ishin kundër.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram