Wednesday, April 29, 2026
HomeLajmeKosovëPremtohet forcim i inspektoratit për mbrojtjen e punëtorëve

Premtohet forcim i inspektoratit për mbrojtjen e punëtorëve

Në Ditën Botërore për Siguri dhe Shëndet në Punë u organizua një konferencë, e cila u tha se shërben si një moment i rëndësishëm për të reflektuar mbi përpjekjet e përbashkëta në promovimin e vendeve të sigurta dhe të shëndetshme të punës.

Në konferencë mori pjesë edhe ministri i Punës, Andin Hoti, i cili tha se siguria dhe shëndeti në punë janë prioritet i ministrisë.

“Dy gjëra i kam pasur me rëndësi në raport me inspektoratin, e para, që inspektorati të ketë dinjitet dhe të forcohet, dhe që inspektorati të mos shihet si kërcënim, por partner i bizneseve. Siguria dhe dinjiteti i punëtorëve janë parime që nuk duhet të diskutohen,  me sepse bëhet fjalë për jetën e njeriut. Këtë çështje e kemi trajtuar përmes kornizës ligjore dhe fuqizimit të mekanizmave që garantojnë zbatimin e saj, dhe kjo çështje kërkon edhe vetëdijesim të punëdhënësve në raport me punën. Këtë vit kemi plotësimin dhe ndryshimin e ligjit për siguri dhe shëndet në punë. Po ashtu, jemi duke planifikuar edhe fushata për ndërgjegjësim të mëtejshëm në raport me sigurinë dhe shëndetin në punë dhe gjithçka që ndërlidhet me të drejtat e punëtorëve. Do të jemi gardian ndaj qytetarëve dhe punëtorëve në raport me punën, duke garantuar që të mos u shkelen të drejtat dhe të mos u shkelet djersa e askujt”, tha ai.

Ushtruesi i detyrës së Drejtorit Ekzekutiv të Inspektoratit Qendror të Punës, Kastriot Jashari, tha se ky institucion nuk duhet të shihet vetëm si institucion ndëshkues, por edhe edukues.

“Pavarësisht, aksioni nuk duhet parë si ndëshkues, por si korrektues dhe edukues.Qëllimi ynë final është bashkëpunimi dhe po bëjmë përpjekje që të sigurohen kushtet e nevojshme të punës”, theksoi ai.

Zëvendës Shefi i Misionit dhe Shef i Bashkëpunimit për Zhvillim në Ambasadën e Suedisë, Henrik Riby, tha se pavarësisht që vendi ka shënuar progres, megjithatë mbrojtja në punë është përgjegjësi.

“Puna është më shumë se një kontratë, është vendi ku kalojmë pjesën më të madhe të kohës dhe ajo duhet të jetë e sigurt dhe e dinjitetshme. Po shohim një trend pozitiv, por ka sektorë ku kushtet e punës ende nuk i plotësojnë standardet”, tha ai.

Në Ditën Botërore për Siguri dhe Shëndet në Punë u dorëzuan edhe pajisje dhe vetura për inspektoratin, të cilat do të shërbejnë për punë më efikase në terren.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram