Njëzet e dy murgj budistë, të cilët kishin në posedim më shumë se 110 kilogramë kanabis, u arrestuan nga autoritetet e Sri Lankës në aeroportin ndërkombëtar në kryeqytetin Kolombo.
Kjo është sasia më e madhe e drogës e sekuestruar ndonjëherë në aeroportin e vendit aziatik, ku kanabisi është i paligjshëm.
Operacioni thuhet se filloi pasi informacioni arriti në autoritetet lokale, ndërsa droga ishte fshehur në valixhe me fund të dyfishtë.
Vlera totale e sasisë së sekuestruar vlerësohet në 3.45 milionë dollarë, sipas një faqeje interneti të qeverisë së Sri Lankës, sipas CNN.
Kjo është hera e parë që murgjit budistë arrestohen në aeroport me drogë.
Grupi përbëhej nga të rinj nga pjesë të ndryshme të Sri Lankës, të cilët kishin udhëtuar për në Tajlandë me bileta të siguruara nga një “sponsor”, raportuan mediat lokale, duke cituar burime policore.
Byroja e Kontrollit të Narkotikëve në Sri Lanka po heton nëse tentativa e importit të paligjshëm ka lidhje me rrjetet lokale të trafikimit të drogës.

