Wednesday, April 29, 2026
HomeLajmeKosovëNë QKUK 28-vjeçarit i hiqet plumbi nga mushkëria

Në QKUK 28-vjeçarit i hiqet plumbi nga mushkëria

Një ndërhyrje e suksesshme kirurgjikale është realizuar në Klinikën e Kirurgjisë Torakale në kuadër të Qendra Klinike Universitare e Kosovës, ku një pacient 28-vjeçar është trajtuar me sukses pas një dëmtimi të rëndë që kishte pësuar muaj më parë.

Sipas njoftimit, bëhet fjalë për një pacient mashkull, i cili prej rreth 10 muajsh mbante një plumb të mbetur në lobin e poshtëm të mushkërisë së majtë.

“Falë përkushtimit dhe profesionalizmit të ekipit mjekësor, trupi i huaj është larguar përmes një ndërhyrjeje moderne dhe minimale invazive. Operacioni është kryer duke përdorur metodën bashkëkohore VATS-Uniportal, e cila mundëson ndërhyrje pa hapje të madhe kirurgjikale, duke reduktuar rrezikun e komplikimeve dhe duke përshpejtuar ndjeshëm procesin e rikuperimit”, thuhet në njoftimin e QKUK-së

Sipas mjekëve, ndërhyrja ka rezultuar plotësisht e suksesshme, duke ruajtur funksionin e mushkërisë dhe duke shmangur çdo ndërlikim të mundshëm.

“Aktualisht, pacienti ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore dhe po vazhdon rikuperimin pas operacionit”, theksohet tutje në njoftim.

Tutje thuhet se kjo arritje dëshmon përkushtimin e vazhdueshëm të stafit mjekësor për aplikimin e metodave më të avancuara në trajtimin e pacientëve, si dhe përmirësimin e shërbimeve shëndetësore në QKUK.

https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fpermalink.php%3Fstory_fbid%3Dpfbid026MUfuaNuYy7AmQ4Q4RD6eS846U8LMRVeKzZvwrS5aHz9Lg2d3i6taoxxWjQZ7DQEl%26id%3D61568037413132&show_text=true&width=500

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Instagram